• недела, 29 март 2026

Trampi e kritikoi Gjermaninë përse nuk kontribuon në përpjekjet për sigurimin e ngushticës së Hormuzit

Trampi e kritikoi Gjermaninë përse nuk kontribuon në përpjekjet për sigurimin e ngushticës së Hormuzit

Uashington, 27 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp e kritikoi Gjermaninë për atë që nuk po kontribuon në përpjekjet për sigurimin e ngushticës së Hormuzit, duke thënë se konsideron që është "joadekuate" prëfaqësuesit gjermanë të thonë se konflikti në iran nuk është luftë e tyre, kumtoi DPA.

Gjatë takimit të kabinetit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trampi nuk përmendi me emër se cili përfaqësues gjerman ka një deklaratë të tillëduke thënë se ai është koment nga "lideri i Gjermanisë".

Disa përfaqësues të lartë gjermanë ditëve të fundit dhanë deklarata të ngjashme. Kancelari Fridrih Merc deklaroi gjatë vizitës në Norvegji se Gjermania nuk është e përfshirë në luftë dhe nuk dëshiron që kjo të ndryshojë. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe nënkancelari Lars Klingbeil gjithashtu thanë: "Kjo nuk është lufta e jonë".

Trampi tha se u përgjigj atij qëndrimi, duke cekur: "Kështu pra, as Ukraina nuk është lufta e jonë".

Presidenti amerikan kërkoi nga aleatët e NATO-s të ndihmojnë në sigurimin e transportit nëpër ngushticës së Hormuzit, që është e bllokuar nga Irani dhe është kyçe për tregtinë globale me naftë dhe gaz. PAsi që aleatët nuk iu përgjigjën kërkesës së tij, Trampi vazhdimisht i kritikonte me fjalët më të ashpra. ab/

foto: ЕPА 

Остани поврзан