Trampi deklaroi se dëshiron të "marrë" naftën iraniane
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se do të donte të merrte kontrollin ndaj naftës iraniane, duke i përshkruar kritikët në Shtetet e Bashkuara si "budallenj" në një intervistë për gazetën britanike "Fajnenshëll tajms".
Londër, 30 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se do të donte të merrte kontrollin ndaj naftës iraniane, duke i përshkruar kritikët në Shtetet e Bashkuara si "budallenj" në një intervistë për gazetën britanike "Fajnenshëll tajms".
"Të jem i sinqertë me ju, do të doja shumë ta merrja naftën nga Irani. Por, disa njerëz budallenj në SHBA-së thonë: "pse po e bëni këtë?" Por ata janë njerëz budallenj”, deklaroi Trampi.
Marrja e naftës iraniane ka të ngjarë të kërkojë që forcat amerikane të marrin ishullin Harg në Gjirin Persik, përmes të cilit kalojnë afërsisht 90 për qind e eksporteve të naftës së vendit, transmeton DPA. Pentagoni gjoja se ka vendosur rreth 10.000 ushtarë të trajnuar për operacione tokësore, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se pushtimi i ishullit mund t'i ekspozojë trupat ndaj sulmeve iraniane.
Trampi për gazetën deklaroi se besonte se mbrojtja e Iranit ndaj Harg ishte e dobët, duke thënë: "Nuk mendoj se ata kanë ndonjë mbrojtje. Mund ta marrim shumë lehtë", por shtoi se forcat amerikane mund të duhet të qëndrojnë atje "për një kohë".
"Ndoshta do ta marrim ishullin Harg, ndoshta jo. Kemi shumë mundësi", tha ai.
Dhe pavarësisht kërcënimeve, Tramp tha se bisedimet indirekte me Iranin përmes ndërmjetësve pakistanezë po përparonin. Ai vendosi një afat të ri për Iranin që të pranonte një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm, duke paralajmëruar për sulme të SHBA-së ndaj sektorit të energjisë së Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.
I pyetur nëse një armëpushim në ditët në vijim mund të rihapë Ngushticën e Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme për rrjedhat globale të naftës dhe gazit, Tramp nuk pranoi të jepte detaje.
"Kemi ende rreth 3.000 objektiva të mbetura, kemi bombarduar 13.000 objektiva", tha ai, duke shtuar se marrëveshja “mund të arrihet mjaft shpejt”. rq/
Foto: arkivi i MIA-s