Papa Leoni XIV e përfundon turneun e vet afrikan me vizitën në Guinenë ekuatoriale
- Papa Leoni XIV sot e përfundon turneun e vet afrikan me vizitën në Guinenë ekuatoriale, një prej shteteve më të mbyllura në kontinent, ku pritet të flasë për pluralizmin politik dhe liritë qytetare.
Luanda, 21 prill 2026 (MIA) - Papa Leoni XIV sot e përfundon turneun e vet afrikan me vizitën në Guinenë ekuatoriale, një prej shteteve më të mbyllura në kontinent, ku pritet të flasë për pluralizmin politik dhe liritë qytetare.
Pas tre ditësh të kaluara në Angolë, papa pritet të arrijë rreth orës 12:00 sipas kohës lokale në Malabo, ish-kryeqytet i këtij shteti të Afrikës qendrore, me të cilin prej vitit 1979 sundon 83-vjeçari Teodoro Obiang Ngema, i cili e mban rekordin botëror për sundimin më të gjatë si shef shteti të një vendi që nuk është monarki.
Dyzet e katër vite më vonë, papa Leoni XIV do t'i pasojë hapat e papa Gjon Palit II, pontifit të dytë që ka arritur në Guinenë ekuatoriale, shtet i pasur me naftë, me dy milionë banorë, prej të cilëve 80 për qind janë katolikë - trashëgimi nga kolonizimi spanjoll.
Prej fillimit të këtij turneu afrikan më 13 prill, Leoni XIV pranoi një zë më vendimtar, duke i përforcuar thirrjet e tij për drejtësi sociale, luftë kundër korrupsionit dhe respektim të të drejtave të njeriut. ab/
Foto: ЕPА