Ministrat e punëve të jashtme të BE-së do të bisedojnë për konfliktet në Lindjen e Mesme në Ukrainë
- Minstrat e punëvëve të jashtme të Bashkimit Evropian sot duhet të bisedojnë për ngjarjet më të reja Në Lindjen e Mesme dhe për mbështetjen vijuese për Ukrainën.
Luksemburg, 21 prill 2026 (MIA) - Minstrat e punëvëve të jashtme të Bashkimit Evropian sot duhet të bisedojnë për ngjarjet më të reja Në Lindjen e Mesme dhe për mbështetjen vijuese për Ukrainën.
Në takimin në Luksemburg, ministrave u është bashkëngjitur edhe kryeministr libanez Navaf Salam për bisedime rreth situatës në vendin e tij.
Diplomatët e lartë, gjithashtu, duhet të përqendrohen në luftën në Iran dhe implikimet e saj më të gjera rajonale, duke përfshirë edhe tensionet në Ngushtiucën e Hormuzit, transmeton DPA.
Lidhur me Ukrainën, ministrat do të marrinin informacione përmes video-lidhjeve nga ministri i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha për ngjarjet më të reja përgjatë linjave të frontit.
Në Bruksel dhe Kiev ka shpresa të mëdha se një paketë e re sanksionesh kundër Moskës dhe një kredi prej 90 miliardë eurosh (106 miliardë dollarë) për Ukrainën mund të zbatohen së shpejti, pasi kryeministri hungarez Viktor Orban pritet të largohet nga detyra në maj pas një humbjeje në zgjedhje.
Ministrat pritet gjithashtu të diskutojnë se si BE-ja mund të bashkëpunojë me Kievin për stabilitetin afatgjatë të Ukrainës, duke përfshirë mbështetjen për veteranët dhe përpjekjet për çminim.
Në axhendë gjithashtu janë edhe kontributi i BE-së në procesin e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe situata në Gjeorgji. mb/