Tramp: Sinqerisht, Ukraina tashmë ka humbur territor
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë është "më afër se kurrë", pasi Uashingtoni i ofroi Kievit garanci sigurie sipas modelit të NATO-s. Tramp shprehu gjithashtu besim se Moska do ta pranonte një marrëveshje të tillë, raportoi "Le Mond
Uashington, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë është "më afër se kurrë", pasi Uashingtoni i ofroi Kievit garanci sigurie sipas modelit të NATO-s. Tramp shprehu gjithashtu besim se Moska do ta pranonte një marrëveshje të tillë, raportoi "Le Mond".
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë thënë se kanë arritur progres të konsiderueshëm në ditën e dytë të bisedimeve të zhvilluara më 15 dhjetor, me qëllim të përfundimit të luftës së nisur nga Rusia në tokën ukrainase, teksa Uashingtoni raportohet t’i ketë ofruar Kievit garanci të sigurisë të modelit të Artikullit 5 të NATO-s.
I pyetur se çfarë nxitjeje do të kishte Ukraina për të hequr dorë nga territori, Tramp u përgjigj: "Epo, sinqerisht, ata tashmë kanë humbur territor".
Ndonëse ende ka pikëpyetje për çështje me rëndësi, përfshirë fatin e territorit që Kievi vazhdon ta kontrollojë në rajonin lindor Donjeck, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se duket që një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore është më afër se kurrë.
“Po përpiqemi ta finalizojmë, besoj se jemi më afër tani”, u ka thënë Tramp gazetarëve në Zyrën Ovale më 15 dhjetor pasi delegacionet amerikane, evropiane dhe ukrainase kanë zhvilluar disa ditë negociata në Berlin. Kemi zhvilluar disa biseda me presidentin Putin dhe besoj se jemi më afër se kurrë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, theksoi Tramp.
Ai e ka përmendur se ka biseduar së fundmi me presidentin rus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenki ka thënë se bisedimet kanë qenë të vështira, por të dobishme dhe që shefi i tij negociator, Rustem Umerov ka thënë se ka pasur “përparim real” në Berlin me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushnerin që kanë qenë pjesë e delegacionit amerikan.
“Këto biseda nuk janë gjithmonë të lehta, do të jem i sinqertë me ju. Por ka qenë bisedë produktive, me shumë hollësi, me të vërtetë shumë”, ka thënë Zelenski në një forum bizensor gjermano-ukrainas që është mbajtur pas takimit SHBA-Ukrainë.
Në një konferencë për media të zhvilluar më vonë nga kancelari gjerman, Fridrih Merc, Zelenski ka thënë se palët “kanë dallime” sa u përket territoreve, dhe që çështja “nuk është mbyllur”.
“Çështja territoriale është e dhimbshme. Ne e dimë 100 për qind çfarë dëshiron Rusia, dhe është shumë me rëndësi që amerikanët më kanë dëgjuar në këtë drejtim. Unë besoj që amerikanët, si ndërmjetësues, do të analizojnë mënyra të ndryshme si t’i zgjidhin këto çështje”, përfshirë territorin dhe ndarjen e fondeve për rindërtim të Ukrainës”, ka thënë ai.
Zelenski i ka refuzuar propozimet që kërkojnë nga Kievi të heqë dorë nga një pjesë e rajonit të Donjeckut, që ende e ka nën kontroll. Dhe ai ka sugjeruar që nëse Ukraina duhet të largohet nga vija e frontit në Donbas, atëherë edhe forcat ruse duhet të veprojnë njëjtë.
Rusia, në anën tjetër, insiston në koncesione territoriale, duke kërkuar gjithë rajonin ukrainas të Donbasit. Nëse nuk ndodh ashtu, Putini ka thënë se rusët do ta marrin atë rajon me forcë.
Kancelari gjrman Merc ka thënë se tani është shansi më i madh për proces të paqes prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022 dhe që SHBA-ja kanë bërë kontribut të madh për garanci të sigurisë për Ukrainën.
REPORTER: An Article 5-like deal seems to be emerging without NATO membership for Ukraine. If such a security guarantee is offered, what incentive is there for Ukraine to give up any sort of territory?
— Status-6 (Military & Conflict News) (@Archer83Able) December 15, 2025
US PRESIDENT TRUMP: Well, they've already lost the territory, you know, to be… pic.twitter.com/99sx8a6f03
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, shpjegoi se marrëveshja do të ofronte garanci sigurie në përputhje me Nenin 5 të NATO-s, i cili e trajton një sulm ndaj një anëtari si një sulm ndaj të gjithëve. "Baza e asaj marrëveshjeje është në thelb të ketë garanci vërtet, vërtet të forta - si Neni 5 - dhe gjithashtu një pengesë shumë, shumë të fortë" përmes madhësisë dhe forcës së ushtrisë ukrainase, tha zyrtari, duke shtuar: "Këto garanci nuk do të jenë në tryezë përgjithmonë".
Tramp më parë ka përjashtuar anëtarësimin formal në NATO për Ukrainën, duke mbajtur anën e Rusisë dhe duke përmendur aspiratat e Kievit si një nga arsyet e pushtimit. Por një zyrtar tjetër amerikan shprehu besim se Rusia do ta mbështeste marrëveshjen e re sepse garancitë e ofruara ishin "shumë, shumë të forta".
"Mendoj se rusët, shpresojmë, do ta shqyrtojnë këtë dhe do të thonë: 'Kjo është në rregull sepse nuk kemi ndërmend t'i shkelim ato'," tha ai. "Por shkeljet do të adresohen në paketën e sigurisë". mb/
Foto: EPA