Tramp: SHBA-ja më e madhe, më e fuqishme, më e pasur nga kurdo herë deri më tani
- Presidenti amerikan Donald Tramp është mburrur në fillim të fjalimit të tij për gjendjen e Kombit.
Uashington, 25 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp është mburrur në fillim të fjalimit të tij për gjendjen e Kombit.
"Kombi ynë është sërish më i madh, më i mirë, më i pasur dhe më i fortë se kurrë më parë", u tha Tramp të dyja dhomave të Kongresit në Uashington. "Kjo është epoka e artë e Amerikës", tha ai, duke iu referuar arritjeve të administratës së tij që nga marrja e detyrës në janar 2025.
Ky fjalim mbi gjendjen e Kombit vjen në një vit veçanërisht të rëndësishëm për SHBA-në, të cilat festojnë 250 vjet që nga Deklarata e pavarësisë në korrik, raportoi DPA.
Fjalimi i djeshëm vjen disa ditë pasi politika historike e tarifave të Trampit u përmbys nga Gjykata Supreme e SHBA-së, një humbje për presidentin që i la partnerët tregtarë globalë të përpiqen të kuptojnë pasojat.
Në planin vendor, goditja brutale e Trampit ndaj emigrantëve e kryer nga agjencia amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka shkaktuar protesta masive kundër bastisjeve në shumë qytete, përfshirë Minneapolis, raportoi DPA. mb/
Foto: EPA