Tramp po tenton që deri më 4 korrik të arrihet marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë, deklaruan zyrtarë të lartë amerikanë
- Presidenti amerikan, Donald Tramp po tenton të arrihet marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë para se të bëhet nikoqir i 250-vjetorit të pavarësisë së Amerikës më 4 korrik, deklaruan përfaqësues të lartë amerikanë për Blumberg.
Uashington, 24 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp po tenton të arrihet marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë para se të bëhet nikoqir i 250-vjetorit të pavarësisë së Amerikës më 4 korrik, deklaruan përfaqësues të lartë amerikanë për Blumberg.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Tramp vazhdimisht premtonte se do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve nga marrja e detyrës. Rreth 400 ditë pas fillimit të mandatit të tij të dytë, bisedimet tripalëshe nuk kanë arritur të sjellin marrëveshje, ndërsa Vlladimir Putini, sipas personave zyrtarë, nuk tregon shenja se është i gatshëm të bëjë kompromis.
Tramp tani dëshiron t’i japë fund luftës brenda katër muajsh, por Kremlini në përvjetorin e katërt të fillimit të luftës kumtoi se luftimet do të vazhdojnë derisa të arrihen qëllimet e tij në Ukrainë. bsh/
Foto: MIA arkiv