• понеделник, 06 април 2026

Katari raportoi për një sulm të ri me raketa

Katari raportoi për një sulm të ri me raketa

Doha, 17 mars 2026 (MIA) - Ushtria e Katarit sot në mëngjes iu përgjigj një sulmi të dyshuar iranian me raketa, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, transmetoi DPA. 

“Ministria e Mbrojtjes e shtetit të Katarit kumton se forcat e armatosura iu përgjigjën një sulmit me raketa që synonte Shtetin e Katarit”, shkroi ministria në X.

Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë të veçantë kumtoi se autoritetet po shuajnë një zjarr të vogël të shkaktuar nga rënia e mbetjeve pas interceptimit të raketës. Nuk ka raportime për të lënduar, shtohet në kumtesën.  

Katari deri më tani ka raportuar dhjetëra sulme nga raketa dhe dronë iranianë, dhe gjithashtu ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë iranianë. Në Katar ndodhet edhe baza e rëndësishme ushtarake amerikane Al-Udeid.

Katari ka mbajtur marrëdhënie diplomatike me Iranin për dekada të tëra. Të dy vendet ndajnë qasje në fushën më të madhe të gazit në botë në Gjirin Persik.

Në një publikim të veçantë në X, Qendra për operacione tregtare detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) kumtoi se një anije e ankoruar u godit në afërsi të bregdetit të Omanit.

UKMTO, me të cilën udhëheq Marina mbretërore britanike, kumtoi se një "projektil i panjohur" goditi tankerin, duke shkaktuar dëme të vogla strukturore. Nuk u raportuan të lënduar apo ndikime në mjedisin jetësor, shtoi qendra.

Anijet janë shënjestruar vazhdimisht në Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit që nga fillimi i luftës në Iran, e cila u nxit nga sulmet  amerikano-izraelite më 28 shkurt.

Që atëherë, Irani ka nisur sulme me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin dhe ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme, duke ndaluar pothuajse plotësisht komunikacionin detar tregtar në rajon. ls/

Foto: DPA

 

 

Остани поврзан