• петок, 20 февруари 2026

Tramp: Në 10 ditët e ardhshme do të dihet nëse do të ketë marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit

Tramp: Në 10 ditët e ardhshme do të dihet nëse do të ketë marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit

Uashington, 19 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se në 10 ditët e ardhshme do të dihet nëse do të ketë marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, njoftoi "Tajms of Izrael".

Trampi, në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, iu referua sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane qershorin e kaluar, gjatë luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit, në të cilën SHBA i dha mbështetje ajrore Izraelit.

"Tani mund të na duhet të bëjmë një hap më tej, dhe mund të mos bëjmë. Mund të arrijmë një marrëveshje. Do ta mësoni në ditët e ardhshme, ndoshta 10 ditë", tha Tramp.

Ai deklaroi se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pasi kjo do ta bënte të pamundur paqen në Lindjen e Mesme dhe se Irani nuk mund të "vazhdojë të kërcënojë stabilitetin e të gjithë rajonit".

"Nëse ata bashkohen me ne, kjo do të ishte shumë mirë. Nëse nuk bashkohen me ne, kjo do të ishte gjithashtu shumë mirë. Por do të ishte një rrugë krejtësisht e ndryshme", tha Tramp.

Ai shtoi se Irani "duhet" të bëjë një marrëveshje dhe se "gjëra të këqija" do të ndodhin nëse nuk arrihet një marrëveshje. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан