Tramp: Marina iraniane, MKA dhe forcat ajrore janë nokautuar (PLT)
- Presidenti amerikan, Donald Tramp sot e filloi takimin me kancelarin gjerman, Fridrih Merc me diskutimin për Iranin, duke cekur se në sulmet e SHBA-së në ditët e fundit, marina iraniane, MKA dhe mbrojtja ajrore janë "nokautuar".
Uashington, 3 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot e filloi takimin me kancelarin gjerman, Fridrih Merc me diskutimin për Iranin, duke cekur se në sulmet e SHBA-së në ditët e fundit, marina iraniane, MKA dhe mbrojtja ajrore janë "nokautuar".
"Ata nuk kanë marinë, ajo është shkatërruar, nuk kanë forca ajrore, ato janë shkatërruar, nuk kanë sistem për detektim nha ajri, është shkatërruar. Pothuajse gjithçka është shkatërruar. Ne po punojmë shumë mirë, kemi ushtri të shkëlqyer dhe ata po bëjnë punë fantastike", tha Trampi në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman, Fridrih merc në Dhomën ovale.
Kur u pyet se si e ka sjellë vendimin për ta sulmuar Iranin, Trampi mohoi se Izraeli e ka tërhequr në luftë me Iranin, duke cekur se mendimi i tij është se iranianët do të sulmonin të parët.
"Negociuam me ata njerëz të marrë. Ata dëshironin të sulmonin. Nëse nuk do ta kishim bërë atë, ata do të sulmonin të parët. Këtë e kisha shumë me rëndësi", tha Trampi.
Ai tha se "ndoshta e ka shtyrë Izraelin të intervenojë" lidhur me kohën e sulmit.
Trampi tha se pasi që SHBA-ja dhe Izraeli i filluan sulmet të shtunën, Irani "sulmoi vende të cilat nuk kanë fare lidhje me atë çfarë po ndodhë", që, sipas tij, "tregon me çfarë niveli të së keqes" po përballet SHBA-ja.
Sipas tij, Irani "sulmon vetëm objekte civile, hotele dhe ndërtesa banimi".
Shtoi se skenari më i keq është, pas sulmit amerikan, "dikush aq i keq si personi i kaluar" ta ndërmarrë pushtetin në Iran.
I pyetur për aleatët e tij evropianë, Trampi tha se është i kënaqur nga disa - por jo edhe nga të tjerët, dhe se Mbretëria e Bashkuar është mes vendeve nga të cilat nuk është i kënaqur.
Trampi e kritikoi kryeministrin britanik, Kir Starmer, duke cekur se "ai nuk është Uinston Çerçill". ab/
Fotо: ЕPА