Tramp kërkoi nga amerikanët të mos jenë të dobët dhe budallenj
- Tarifat që ka vendosur presidenti amerikan, Donald Tramp, kanë goditur bursat botërore, duke ulur çmimet e naftës, kurse analistët frikësohen se kjo mund të çojë në çmime të larta dhe kërkesë të dobët, dhe potencialisht edhe në recesion global.

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) – Tarifat që ka vendosur presidenti amerikan, Donald Tramp, kanë goditur bursat botërore, duke ulur çmimet e naftës, kurse analistët frikësohen se kjo mund të çojë në çmime të larta dhe kërkesë të dobët, dhe potencialisht edhe në recesion global.
Tramp sot në rrjetin e tij social "Trut" (Truth) iu drejtua amerikanëve dhe kërkoi nga ata që të jenë "të fortë" dhe të mos bëjnë “panikë”.
"SHBA-ja ka një mundësi për të bërë diçka që duhet ta kishte bërë DEKADA më parë. Mos u bëni të dobët!. Mos u bëni budallenj! Mos bëni PANIK (një parti e re e përbërë nga njerëz të dobët dhe budallenj!). Jini të fortë, të guximshëm dhe të durueshëm – dhe MADHËSIA do të japë rezultat!”, publikoi Tramp në “Trut”.
Tramp i paralajmëroi edhe qeveritë e huaja se do të duhet të ndajnë shumë para për të hequr tarifat, të cilat ai i quan "ilaç". ls/
Foto: "Trut"