Tramp: Forcat amerikane në operacionin për arrestimin e Maduros përdorën armë të fshehta
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në intervistë për "Njujork post" deklaroi se forcat amerikane përdorën armë të fshehta në operacionin për arrestimin e presidentit venezuelas, Nikollas Maduro.
Uashington, 26 janar 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në intervistë për "Njujork post" deklaroi se forcat amerikane përdorën armë të fshehta në operacionin për arrestimin e presidentit venezuelas, Nikollas Maduro.
Tramp duke u përjgigjur në pyetjen nëse SHBA-ja në Venezuelë ka përdorur armë me impulse energjetike, ai theksoi se është përdorur "Diskomnobulator" për t'u neutralizuar pajisja venezuelase.
"'Diskomnobulator'. Nuk kam të drejtë të flas për atë", theksoi Tramp, duke shtuar se arma ka shkaktuar që armët venezuelase "të mos funksionojnë".
"Ata asnjëherë nuk arritën t'i lancojnë raketat e tyre. Patën raket ruse dhe kineze dhe asnjëherë nuk fluturuan. Hymë, ata i shtypnin butonat dhe asgjë nuk punonte", theksoi Tramp.
Ai sërish kërcënoi me sulme ushtarake kundër narko-karteleve, përfshirë edhe në Meksikë. ab/
fotо: МIА arkivi