• понеделник, 03 март 2025

Tramp do të mbajë fjalim nesër në Kongres për herë të parë në mandatin e tij të dytë

Tramp do të mbajë fjalim nesër në Kongres për herë të parë në mandatin e tij të dytë

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Donald Tramp nesër para Kongresit do të flas për vizionin e tij për SHBA-në dhe botën, për herët të parë në mandatin e tij presidencial, ndërsa në fjalimin e tij me slloganin "Amerika në vendin e parë", siç u paralajmërua, do ta shpreh synimin për të zgjeruar ndikimin e tij mbi aparatin shtetëror.

Fjalimi i Trampit do të mbahet të martën në Kapitol në Uashtington, pak më shumë se një muaj pas inaugurimit të tij dhe më shumë se katër vjet nga 6 janari 2021, kur mbështetësit e tij kanë bastisur Kongresin pas humbjes së Trampit në zgjedhjet presidenciale nga Xho Bajdeni. 

Përvoja nga fjalimet e tij të mëparshme në Kongres tregon se ai këmbëngul që anëtarët e atij organi të miratojnë agjendën e tij, por ata nuk do ta bëjnë këtë tani, raportuan mediat amerikane, të cilët theksojnë se ai synon të riformësojë qeverinë federale pa pasur nevojë të konsultohet me degën legjislative, gjë që është një largim nga fjalimet e tij të mëparshme në Kongres, kur ai konkretisht ka kërkuar nga deputetët ta mbështesin në shumë nga aksionet që tani po i merr në mënyrë të njëanshme.

Të pranishmit do të jenë anëtarët e dy dhomave të Kongresit - Dhoma Përfaqësuese dhe Senati, ndërsa pritet presidenti republikan të flas për masat e ndërmarra gjatë 43 ditëve të para në funksion, e veçanërisht edhe për ata që kanë për qëllim të ndërmarr në 1.419 ditët e mbetura. qa/ 

Foto: EPA

Остани поврзан