• петок, 13 март 2026

Trajnim me temën "Mosdiskriminimi dhe lufta kundër anti-ciganizmit si formë e racizmit" kontribuon drejt një barazie më të madhe të bashkësisë rome në shoqëri

Trajnim me temën

Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Trajnimi me temën "Mosdiskriminimi dhe lufta kundër anti-ciganizmit si formë e racizmit" po realizohet sot në Klubin e deputetëve në Shkup. Ngjarja organizohet nga Ministri pa resor për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë së Përfshirjes së Romëve 2022–2030, Shaban Saliu, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës. 

"Kjo iniciativë, e cila është pjesë e programit të BE-së dhe Këshillit të Evropës, "Integrimi i Romëve - faza e tretë", u drejtohet kryesisht mësimdhënësve dhe përfaqësuesve të arsimit të mesëm. Shtyllat kryesore të trajnimit përfshijnë njohjen e anticiganizmit: thellimin e kapaciteteve për të kuptuar këtë formë specifike të racizmit, ndjeshmërinë kulturore: zgjerimin e njohurive rreth kulturës rome, qasjen gjithëpërfshirëse: sigurimin e trajtimit të drejtë dhe jodiskriminues në shkolla, u theksua në këtë ngjarje. 

U theksua se trajnime të tilla janë të nevojshme për promovimin e politikave gjithëpërfshirëse, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në barazi më të madhe të bashkësisë rome në shoqëri.

"Procesi edukativ do të vazhdojë gjatë gjithë prillit. Cikli tjetër është planifikuar për mësimdhënësit dhe kujdestarët e kopshteve, me qëllim që të mbulohen të gjitha nivelet e procesit edukativ, paralajmëruan nga organizata. rq/

Foto: Kabineti i ministrit Shaban Saliu

Остани поврзан