• вторник, 24 март 2026

Trajnim i RAI-t për përfaqësues të Sektorit për mbrojtje të natyrës/biodiversitetit në sferën e Vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni

Trajnim i RAI-t për përfaqësues të Sektorit për mbrojtje të natyrës/biodiversitetit në sferën e Vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni

Shkup, 4 mars 2026 (MIA) – Trajnim kombëtar për përfaqësues të Sektorit për mbrojtje të natyrës/biodiversitetit në sferën e Vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni (PZK) do të mbahet sot në Shkup në organizim të Nismës Rajonale kundër Korrupsionit (RAI).

Në hapje, siç informojnë organizatorët, fjalime hyrëse do të kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ambasadori i Austrisë, Martin Pamer dhe drejtori i Nismës Rajonale për Luftë kundër Korrupsionit (RAI), Albert Hani.

Ngjarja është e treta nga seria e trajnimeve kombëtare të organizuara në kuadër të projektit Evropa Juglindore – Bashkë kundër korrupsionit II (СЕЕ-ТАК II), i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me mjete nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe i zbatuar nga RAI dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (ZNODC). fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан