• сабота, 14 март 2026

Trajanovski dhe Çen Çen nënshkroi Aneksin numër 8 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër

Trajanovski dhe Çen Çen nënshkroi Aneksin numër 8 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Pas nënshkrimit të Aneksit numër 8 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër nga ana e zëvendëskryeministrit i ngarkuar për Sistem Politik, Lupço Dimovski, dhe ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, nënshkruan edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe përfaqësuesi gjeneral i Sinohidro në vendin tonë, Çen Çen, kumtuan pasdite nga Ndërrmarja Publike. 

 "Me Aneksin numër 8 të Marrëveshjes duhet të mundësojë përfundimin e punimeve të ndërtimit në autostradën në ndërtim e sipër, pas çka janë parashikuar 186 milionë euro shtesë dhe një afat përfundimi deri më 31 maj të vitit 2027. Kjo është e domosdoshme për shkak të punimeve të reja të paparashikuara dhe shtesë të ndërtimit që janë të nevojshme dhe thelbësore për përfundimin e plotë dhe cilësor të projektit dhe aktiviteteve që lidhen me rehabilitimin e 14 rrëshqitjeve të dheut dhe sigurimin e stabilitetit global, elastik mbrojtëse duke përdorur standardin EN 1317, ndërtimit të një qendre kontrolli, punimeve shtesë për ndërtimin e rrugëve paralele, theksohet në publikimin e Ndërmarrjes Publike në Fejsbuk.

Siç shtohet, me këtë janë kapërcyer sfidat e projektit me pjerrësitë dhe rrëshqitjet e dheut dhe aktivitetet e ndërtimit mund të vazhdojnë më intensivisht.

 "Përndryshe, në periudhën e kaluar, veçanërisht vitin e kaluar, me mbështetje të fortë nga Qeveria, është përshpejtuar progresi i projektit, kështu që më 13 korrik, 7 shtator dhe 31 dhjetor 2025, u mundësua hapja e hershme e 13,5 kilometrave, 12,34 kilometrave dhe 2,12 kilometrave të pjesëve të para të rrugës kryesore nga Vrbjani në Botun, si dhe Klimeshtani - Ohër, me një gjatësi totale të dy rrugëve prej 27,96 kilometra. Gjithashtu, u ndërtuan disa nga rrugët hyrëse për në fshatrat përreth, me rezultate të rëndësishme të arritura gjatë fazave të ndryshme të ndërtimit, shtohet në publikim. rq/

Foto: Fejsbuku - faqja e Ndërrmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore

Остани поврзан