• четврток, 19 март 2026

Trafiku në rrugët shtetëtore pa ngecje

Trafiku në rrugët shtetëtore pa ngecje

Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, njoftoi NP "Rrugët e Maqedonisë".

Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.

NP "Rrugët e Maqedonisë" bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан