Toshkovski – Sjaojan: Thellimi i bashkëpunimit dhe forcimi i partneritetit në fushën e sigurisë
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski zhvilloi sot një takim pune me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në vend, SH.T. Xhianin Sjaojan, në të cilën u thellua bashkëpunimi dhe forcimi i partneritetit në fushën e sigurisë.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski zhvilloi sot një takim pune me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në vend, SH.T. Xhianin Sjaojan, në të cilën u thellua bashkëpunimi dhe forcimi i partneritetit në fushën e sigurisë.

Siç kumtoi MPB, në takim u shpreh kënaqësia e ndërsjellë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u vlerësua se marrëdhëniet dypalëshe në fushën e punëve të brendshme po shënojnë zhvillim pozitiv dhe bazohen në parime dhe interesa të përbashkëta.
Theks i veçantë u vu në intensifikimin e aktiviteteve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, si dhe në vazhdimin e dialogut dhe koordinimit të rregullt midis institucioneve kompetente.
Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se qëllimet strategjike të të dy vendeve mbeten prioritet dhe u theksua se promovimi i bashkëpunimit do të kontribuojë në zbatimin e tyre më efikas.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, me një vlerësim të përbashkët se ekziston një bazë e fortë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit midis dy vendeve. sa/
Foto: MPB