• сабота, 16 мај 2026

Toshkovski nga Athina: Krimi dhe terrorizmi funksionojnë si një kërcënim hibrid që kërkon një përgjigje të përbashkët dhe të bashkërenduar

Toshkovski nga Athina: Krimi dhe terrorizmi funksionojnë si një kërcënim hibrid që kërkon një përgjigje të përbashkët dhe të bashkërenduar

 Shkup, 24 prill 2026 (MIA) - Nuk mund t’i shohim më krimin dhe terrorizmin si dukuri të ndara. Ato janë gjithnjë e më të ndërlidhura dhe funksionojnë si një kërcënim hibrid që kërkon një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar. Siguria e çdo vendi është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e fqinjëve të tij. Prandaj, është thelbësore të forcohet bashkëpunimi rajonal, shkëmbimi i informacioneve dhe aktivitetet e përbashkëta operative, theksoi sot Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në fjalimin e tij në takimin ministror në Athinë.

Toshkovski, siç informoi në profilin e tij në Fejsbuk, mori pjesë në takim së bashku me drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës.

Takimi ministror ishte në kuadër të Procesit Akaba, kushtuar luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në Ballkan.

Gjatë vizitës së tij në Athinë, Toshkovski u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë, Mihalis Krisohoidis, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm.

"Në takim, biseduam konkretisht për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për tejkalimin e sfidave që rrjedhin nga implementimi i sistemit të të BE-së (EES) për hyrje/dalje, me theks të veçantë në uljen e kohës së pritjes në pikat kufitare në prag të sezonit turistik. Ministri Krisohoidis e pranoi ftesën për të vizituar vendin tonë, për të diskutuar për përmirësimin e bashkëpunimit, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar, dhe për të gjetur së bashku zgjidhje për sfidat me të cilat përballemi, deklaron Ministri Toshkovski. ls/

 Foto: Arkivi i MIA-s dhe FB i ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski 

 

Остани поврзан