• среда, 15 април 2026

Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, nuk ka indikacione për rreziqe

Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, nuk ka indikacione për rreziqe

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot deklaroi se gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme, dhe pavarësisht tensioneve rajonale pas konfliktit me Iranin. 

Ministri tha se institucionet nuk kanë informacione të cilat tregojnë për mundësi për shkelje të sigurisë. 

Në këtë moment besoj se kemi një situatë të qëndrueshme të sigurisë. Nuk kemi asnjë indikacion që ajo mund të ndryshohet nga niveli ku është aktualisht. Këshilli i Sigurisë u thirr dhe në këtë moment mendoj se kemi një gjendje të qëndrueshme", deklaroi Toshkovski pas ngjarjes që shënoi fillimin e fushatës së OSBE-së për rritjen e vetëdijes publike mbi rreziqet nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta.

Në lidhje me arrestimin e drejtorit të Inspektoratit të Bujqësisë, ministri konfirmoi se drejtori i një inspektorati shtetëror u arrestua për marrje ryshfeti, me para të parapërgatitura.

"Ky është një nga rastet që konfirmon luftën jo selektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht kundër atyre që turpërojnë popullin e tyre nga pozita e drejtorit, funksion që u është dhënë nga populli përmes Kuvendit, Qeverisë etj", tha Toshkovski.

Me këtë, siç theksoi, "po dërgojmë një mesazh shumë të fuqishëm, ndërsa ai është se nuk ka të paprekshëm, nuk ka të pakapshëm". 

"Kushdo që gabon, veçanërisht në dëm të qytetarëve të Maqedonisë, me shantazh dhe korrupsion, do të japë llogari", shtoi ministri Toshkovski.  rq/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан