• четврток, 16 април 2026

Toshkovski: Gatishmëria psikofizike është themel i shërbimit profesionist policor

Toshkovski: Gatishmëria psikofizike është themel i shërbimit profesionist policor

Shkup, 27 mars 2026(MIA) - Gatishmëria psikofizike e pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë paraqet bazë të profesionalitetit të tyre dhe është faktor kyç për funksionim efikas të sistemit të sigurisë, theksoi ministri i Punëvetë Brendshme, Pançe Toshkovski në hapjen e konferencës shkencoro-profesionale "Gatishmëria psikofizike e pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut".

Toshkovski theksoi se duke pasur parasysh pajisjen, vendimet ligjore dhe kapacitetet operative, "sistemin e mbajnë njerëzit", ndërsa gatishmëria e tyre është parakusht për realizim të suksesshëm të të gjitha reformave dhe strategjive.

Ai theksoi se nëpunësit policorë punojnë në kushte dinamike, të paparashikueshme dhe shpesh stresuese, nga intervenimet gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike e deri te sigurimi i ngjarjeve me rrezik të lartë dhe veprim në aksidentet në komunikacion me pasoja serioze. Në situata të tilla, siç tha, vendimet sillen shpejtë dhe nën presion, ndërkaq ndikimi i tyre ndaj sigurisë së qytetarëveështë i drejtpërdrejtë.

Toshkovski paralajmëroi se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me qasje sistematike në zhvillimin e kuadrit - nga selektimi dhe trajnimi deri te mbështetja e vazhdueshme gjatë karrierës. Në atë drejtim, ai e veçoi vendosjen e sërishme të shkollës së mesme policore pas më shumë se dy dekadave, e cila, siç tha, do të jetë themel për zhvillim të disiplinës, gatishmërisë fizike, stabilitetit psikologjik dhe ndjenjës për shërbim tek gjeneratat e ardhshme të policëve.

Rektori i Univeresitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, Ibor Nedellkovski, paralajmëroi se Universiteti do të vazhdojë ta thellojë bashkëpunimin me isntitucionet e sigurisë dhe të zhvillojë forma bashkëj]kohore të përsosjes profesionale.

nedellkovski theksoi se Fakulteti për siguri - Shkup, si pjesë e familjes universitare, ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve shkencore dhe profesionale në fushën e sigurisë.

Sipas dekanit të Fakultetit për siguri - Shkup, prof.dr. Jonçe Ivanovski, gatishmëria psikofizike e kuadrove në sektorin e sigurisë paraqet një prej faktorëve më të rëndësishëm për stabilitet, funksionalitet dhe efikasitet operativ të institucioneve të sigurisë.

Paralajmëroi se konkludimet nga konferenca do t'u parashtrohen instiotucioneve relevante dhe bartësve të vendimeve, me qëllim që të shërbejnë si bazë për avancimin e mëtutjeshëm të politikave, standardeve dhe praktikave në këtë fushë. ab/

Foto: МIА 

Остани поврзан