• петок, 17 април 2026

Prevo: Një prej kushteve kryesore për sukses të procesit të zgjerimit është vetë BE-ja të caktojë takim për ta reviduar procesin e vet të vendimmarrjes

Prevo: Një prej kushteve kryesore për sukses të procesit të zgjerimit është vetë BE-ja të caktojë takim për ta reviduar procesin e vet të vendimmarrjes

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Një prej kushteve kryesore për sukses të procesit të inkuadrimit dhe zgjerimit është vetë Bashkimi Evropian të caktojë takim për ta reviduar procesin e vet të vendimmarrjes, deklaroi ministri belg i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit Zhvillimor, Maksim Prevo, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij, Timço Mucunski.

I pyetur nëse Belgjika do të heqte dorë nga e drejta e vet e vetos dhe do ta pranonte parimin e shumicës së kualifikuar, Prevo tha se "tani pyetjen vazhdueshme për unanimitet lidhur me çështjet për punë të jashtme dhe siguri i përjetuam dhimbshëm në vitet e fundit dhe ato shpesh e çuan BE-në në gjendje të heshtjes dhe qetësisë dhe të pamundësisë për të lëshuar zë, siç duhet dhënë si fuqi gjeopolitike".

"Pamë çfarë ndodhi me çështjen palestineze. Mund të jemi të kënaqur nga mbështetja që e ofruam në Ukrainë, por nuk jemi të lumtur që ne nuk jemi në tryezë, edhe pse ne e paguajmë faturën për atë drekë. mendoj se funksionimi i këtyre 27 vendeve, ndërkaq edhe nesër, nëse jemi më shumë, duhet t'i referohemi shumicës kualifikuese, e cila, do të marrë një pjesë të së drejtës për unanimitet për shumë çështje të caktuara konkrete", tha Prevo.

Sipas minsitrit Prevo, fati i Evropës, e cila po transformohet jo vetëm për të qenë një treg i madh me miliona përdorues, por për t'u bërë një forcë e vërtetë supernacionale gjeopolitike në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumëpalëshe.

"Në të kundërtën, do të përballemi me mekanizma dhe bllokada të ndryshme. Shikoni vetëm mekanizmin e vetos në zbatimin e politikave të sigurisë në Kombet e Bashkuara, i cili shumë shpesh e ka çuar OKB-në në një polifoni në shprehjen e qëndrimit të saj në lidhje me konfliktet ndërkombëtare, kështu që mendoj se kjo duhet të shmanget", tha Prevo.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, si mund të ndihmojë Belgjika dhe të parandalojë një veto të ardhshme bullgare, Prevo tha se Maqedonia e Veriut në dekadat e fundit ka realizuar disa transformime, të cilat edhe simbolikisht edhe politikisht ishin të fuqishme dhe se mendon, se ajp garancë mund të jepet në kuptimin "se nuk do të ketë kërkesa të reja pas gjashtë muajve" dhe se "nuk do të ketë stagnim të sërishëm dhe bllokim në procesin e inkuadrimit".

"Unë, kuptohet, mund të flas në emër të Belgjikës, jo në emër të të gjitha 27 shteteve anëtare. Për ne, ekziston një vullnet i qartë që këto garanci t'i jepen Maqedonisë së Veriut pasi që ajo ta ketë bërë atë rishikim dhe se rruga do të zhbllokohet dhe hapet, sigurisht në ato faza klasike të përmbushjes së kapitujve të ndryshëm që do të duhet të miratohen, por që të mos ketë pengesa ose bllokime të mëtejshme në rrugë. Mendoj se të gjitha shtetet anëtare së bashku mund të japin një përgjigje adekuate dhe se vullneti do të shprehet prapa skenave të BE-së se këto garanci do t'i ofrohen Maqedonisë së Veriut", deklaroi Prevo.

Bashkimi Evropian si institucion global, Prevo theksoi se, vështirë mund të japë garanca në emër të secilës prej vendeve anëtare posaçërisht.

"Atë që mund ta nxisë Bashkimi Evropian përmes dialogut, ndërmjetësimit dhe mediacionit, është të marrë pjesë në sigurimin se Maqedonia e Veriut do të mund t'i zabtojë ndryshimet e dakorduara në Kushtetutë dhe se nuk ka vende të tjera anëtare pas gjashtë muajve, një viti, 18 muajve të vijnë me çështje të sërishme bilaterale për ta penguar, stagnuar dhe bllokuar atë rrugë", deklaroi Prevo. ab/

Fotо: МIА 

Остани поврзан