Toshkovski drejtuar Petrovskës për arrestimin e drejtorit të ISHB-së: Pse personi është arrestuar në atë lokacion – është sepse aty i ka pranuar mjetet
- Në objektin konkret, ku është arrestuar personi për pranimin e ryshfetit, jetojnë shumë ish dhe funksionar aktual, ndërsa është arrestuar në atë objekt pasi aty është kapur duke i pranuar paratë, u përgjigj ministi i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në pyetjen e deputetes, Sllavjanka Petrovska, e cila kishte të bënte me arrestimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë (ISHB), si dhe nëse me ndërprerjen e aksionit për ryshfet prej 50 mijë euro po mbrohet ministri i Bujqësisë?
Shkup, 30 prill 2026 (MIA) - Në objektin konkret, ku është arrestuar personi për pranimin e ryshfetit, jetojnë shumë ish dhe funksionar aktual, ndërsa është arrestuar në atë objekt pasi aty është kapur duke i pranuar paratë, u përgjigj ministi i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në pyetjen e deputetes, Sllavjanka Petrovska, e cila kishte të bënte me arrestimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë (ISHB), si dhe nëse me ndërprerjen e aksionit për ryshfet prej 50 mijë euro po mbrohet ministri i Bujqësisë?
"Pyetjen që e parashtruat nga aspekti se kush ku jeton dhe kush ku ka qëndruar, nëse ka qëndruar ndonjë ministër aktual apo i mëparshëm, në përputhje me informacionet që i kam marrë menjëherë para seancës. Në kuadër të këtij objekti jetojnë disa ish ministra dhe ministra aktualë, pa hyrë në specifikime publike, sepse nuk dua të cenoj privatësinë, për dallim nga pyetja juaj që e parashtruat. Unë do të jem i rezervuar dhe do të them se në objektin në fjalë jetojnë, sipas informacioneve që i kam marrë para 30 sekondash pasi më parashtruat pyetjen, shumë funksionarë aktualë dhe të mëparshëm. Tani, pse personi është arrestuar në lokacionin ku është arrestuar - sepse aty ka pranuar mjete. Kush tjetër jeton në atë objekt, sinqerisht nuk e di, ndoshta ju do ta dinit më mirë se unë kush tjetër jeton në objektin në fjalë", tha Toshkovski në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve.
Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se deputetja Petrovska ka krijuar, siç u shpreh ai, manipulime të ulëta dhe se "këto përpjekje janë të ulëta për ta shpërqëndruar opinioni publik".
Ai theksoi se ligji zbatohet në mënyrë joselektive, ndërsa në periudhën e kaluar janë arrestuar si ish, ashtu edhe funksionarë aktualë. Duke theksuar se funksionari aktual i arrestuar në atë lokacion, përkatësisht drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, është kapur me prova duke marrë para. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s