• петок, 13 март 2026

Tetë raste të denoncuara të dhunës familjare, gjashtë persona janë privuar nga liria në Shkup, Rosoman, Kërçovë dhe rrethinë të Vinicës

Tetë raste të denoncuara të dhunës familjare, gjashtë persona janë privuar nga liria në Shkup, Rosoman, Kërçovë dhe rrethinë të Vinicës

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme regjistroi tetë raste të denoncuara të dhunës familjare, ndërsa nëpunës policor privuan nga liria gjashtë persona në Shkup, Rosoman, Kërçovë dhe Vinicë.

Sot në mëngjes në orën 00:05 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.D.(52) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se më datë 08.03.2026 rreth orës 16:30 në shtëpinë familjare ka bërë kërcënime ndaj bashkëshortes së tij 47 -vjeçare me të cilën ka qenë në procedurë shkurorëzimi dhe ndaj djalit të tyre 17-vjeçar, ndërsa e ka dëmtuar edhe celularin e bashkëshortes.

Gjithashtu, në orën 23:00 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.Z. (48) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 22:00 në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 44-vjeçare, dhe në këtë rast ka dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake.

Mbrëmë në orën 20:20 në SPB Shkup, një grua 38-vjeçare ka denoncuar se në periudhën prej datës 06.03.2026 deri më 08.03.2026, kunati i saj G.V. (44) nga Shkupi ka bërë kërcënime ndaj saj dhe anëtarëve të familjes përmes telefonit celular.

Nëpunës policorë nga SPB Shkup mbrëmë në orën 23:20 e privuan nga liria A.I. (65), duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 16:00. në shtëpinë e familjes në Shkup ka sulmuar fizikisht gruan e tij 62-vjeçare, duke përdorur një send të fortë.

Mbrëmë në orën 21:00 në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 15:30 në Shkup ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj Z.R.

Nëpunës policorë nga NJPB Kavadar mbrëmë në orën 21:20 kanë privuar nga liria një 69-vjeçar nga Rosomani, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se e ka kanosur djalin dhe nusen e tij 44-vjeçare. Gjatë marrjes së masave i janë matur 1.40 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Kavadar.

Në Kërçovë në orën 14:20 nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria RS (37) nga Kërçova për shkak se më parë në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht babain e tij..

Nëpunës policorë nga NJPB Vinicë mbrëmë në orën 16:00 në një fshat të rrethit të Vinicës e kanë privuar liria B.T. (58) nga Vinica. Sipas denoncimit, edhe përkundër asaj se ka pasur aktvendim gjyqësor që të mos afrohej më pak se 100 metra dhe të vendoste kontakt me të, ai më 07.03. dhe më 08.03.2026 në disa raste ka takuar ish-partneren e tij 65-vjeçare në dyqanin e fshatit, por edhe ka shkuar në shtëpinë e saj dhe e ka ngacmuar dhe kërcënuar. Me marrjen e masave u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 3.30% alkool në organizëm. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Nga MPB-ja theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj autorëve do të ngrihen kallëzime përkatëse. ls/

Foto: MPB

Остани поврзан