Tetë persona humbën jetën pas rënies së një helikopteri në Indonezi
- – Një helikopter me tetë persona u rrëzua në zonën indoneziane Kalimantani Perëndimor. Të gjithë gjashtë udhëtarët dhe dy anëtarë të ekuipazhit – duke përfshirë edhe pilotin – humbën jetën, njoftuan autoritetet.
Xhakartë, 17 prill 2026 (MIA) – Një helikopter me tetë persona u rrëzua në zonën indoneziane Kalimantani Perëndimor. Të gjithë gjashtë udhëtarët dhe dy anëtarë të ekuipazhit – duke përfshirë edhe pilotin – humbën jetën, njoftuan autoritetet.
Helikopteri Erbas Х130 humbi kontakt pesë minuta pas nisjes nga plantacioni në Melavi të dielën, deklaroi shefi i shërbimeve shpëtuese të Indonezisë, Mohamed Sjafi.
"Vendi ku u rrëzua ose ku humbi kontakti është në një zonë me bimësi të dendur dhe terren të pjerrët kodrinor", tha Sjafi. Ai tha gjithashtu se ekipet e shpëtimit kishin gjetur mbeturina që besohet të jenë nga bishti i helikopterit rreth tre kilometra në perëndim të vendit ku humbi kontakti.
Arsyeja për rënien mbetet e paqartë. Shpëtimtarët, duke përfshirë ushtrinë dhe policinë, po bëjnë përpjekje të arrijnë deri në vendin e rënies. Zona ku gjendet plantacioni është pronësi e kompanisë indoneziane për vaj palme Sitra Makota, tha Sjafi. fc/
Foto: Arkivi