• недела, 20 октомври 2024

Tenenti: UNIFIL nuk do të tërhiqet nga Libani, edhe pse Izraeli kërkon zhvendosje

Tenenti: UNIFIL nuk do të tërhiqet nga Libani, edhe pse Izraeli kërkon zhvendosje

Bejrut, 18 tetor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i misionit paqeruajtës UNIFIL, Andrea Tenenti, sot deklaroi se misioni prej 10 mijë njerëzve, do të qëndrojë në Liban përkundër disa sulmeve të drejtpërdrejta nga forcat izraelite në ditët e fundit, të cilat i cilësoi si të qëllimshme.

"Duhet të rrimë, na kërkuan të lëviznim. Shkatërrimi i shumë fshatrave përgjatë Linjës së kaltër, dhe madje edhe më gjerë është tronditës, tha Tenenti përmes një video-lidhjeje nga Bejruti.

I pyetur për rrëzimin e djeshëm të një droni pranë një anijeje të UNIFIL në bregun libanez, ai deklaroi se droni erdhi nga jugu, por rrethoi anijen dhe u afrua shumë afër, vetëm pak metra larg anijes.

Izraeli kërkoi që UNIFIL të largohej nga pozicionet e tij në Libanin jugor në mënyrë që të mund, siç theksoi, të eliminonte anëtarët e grupit militant libanez Hezbollah në atë rajon, afër kufirit izraelit.

Pesë anëtarë të UNIFIL janë plagosur ditët e fundit në tre sulme të veçanta izraelite në Libanin jugor. ls/ 

Foto: Arkiv 

 

 

 

Остани поврзан