• петок, 13 март 2026

Temperatura e mëngjesit -1 në Berovë dhe Kodrën e Diellit

Temperatura e mëngjesit -1 në Berovë dhe Kodrën e Diellit

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) -  Në Berovë dhe Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm është matur temperatura prej -1 gradë Celsiusë, 0 në Kriva Pallankë, 1 në Hanet e Mavrovës, 2 në Lazaropole dhe Krushevë, 4 në Vinicë, 5 në Manastir dhe Pretor, 6 në Prilep dhe Kavadar, 7 në Shkup–Zajçev Rid, Strumicë, Veles, Shtip dhe Ohër, 8 në Shkup–Petrovec, Tetovë dhe Kumanovë, 9 në Demir Kapi dhe Gjevgjeli, informojnë nga DPHM-ja. 

Në Kodrën e Diellit, ka shtresë dëbore prej 66 centimetra, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë 4 litra shi. Në Hanet e Mavrovës, 3, Pozhoranë, 2, Shkup-Zajçev Rid, Strumicë dhe Berovë 1 litër shi. 

DPHM-ja për sot parashikon mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të lehta lokale në mëngjes. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të jetë nga 11 deri në 16 gradë. 

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Paradite, në disa pjesë të luginës mund të ketë reshje të lehta shiu, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë 15 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан