Takim Velkovski - O'Flaerti: Përfshirja e romëve në fokus
- Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, u takua me Komisionerin për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Majkëll O'Flaerti, për të diskutuar mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve 2022–2030, informojnë nga Ministria.

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, u takua me Komisionerin për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Majkëll O'Flaerti, për të diskutuar mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve 2022–2030, informojnë nga Ministria.
Në fokus të takimit ishte koordinimi institucional, mbledhja e të dhënave, planet e veprimit dhe angazhimi politik i Qeverisë ndaj Strategjisë, e cila parashikon angazhimin e disa ministrive resore.
"Katër ministri për politikë sociale, arsim, transport dhe shëndetësi sigurojnë buxhet të veçantë për zbatimin e strategjisë, në vlerë prej rreth 60 milionë denarë. Pjesa më e madhe e mjeteve shpërndahet përmes resoreve të arsimit dhe transportit, ndërsa sektori social dhe shëndetësia kanë buxhetet më të vogla", u theksua në takim.
Projektet më të rëndësishme po zbatohen në fushën e arsimit, ku bursat për nxënësit e shkollave të mesme dhe universitetet, si dhe angazhimi i ndërmjetësve arsimorë, kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve romë në arsimin fillor.
Në transport, projektet synojnë përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe ndërtimin e banesave sociale.
Në fushën e politik sociale, Ministria zbaton një sërë aktivitetesh që nga përfshirja në arsimin parashkollor, tek sigurimi i dokumentacionit personal, të drejtat sociale, aktivizimi i tregut të punës nëpërmjet Qendrave të Informacionit Rom dhe mbështetja e personave pa dokumente dhe të pastrehë.
Ministria ka përgatitur gjithashtu një Protokoll për trajtimin e fëmijëve të rrugës, si dhe një Regjistër për të pastrehët në bashkëpunim me sektorin e shoqërisë civile. Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, në vend janë rreth 337 fëmijë të rrugës, 90% e të cilëve janë romë. Numri më i madh është i regjistruar në Shkup dhe Prilep.
Zëvendësministri Velkovski theksoi se për zgjidhjen e këtij problemi nevojitet veprim i koordinuar ndërrepartiak, nga banimi, arsimi, shëndetësia dhe punësimi.
"Në kuadër të aksesit në arsimin parashkollor, Ministria ka zbatuar një projekt për përfshirjen e romëve që nga viti 2006, i cili ka treguar rezultate domethënëse, ku pothuajse 100% e fëmijëve që kanë ndjekur kopshtin vazhdojnë në arsimin fillor. Në vitin shkollor 2024/2025, në kopshte janë regjistruar 472 fëmijë romë, nga të cilët 33% me lirim nga participimi. Për vitin 2025, me mbështetjen e Bankës Botërore, është planifikuar një program i ri për të punuar me prindërit dhe fëmijët e përjashtuar, me një buxhet të vlerësuar prej 300,000 dollarë deri në vitin 2029", thonë nga Ministria.
Për vitin 2025, me mbështetjen e Bankës Botërore, është planifikuar një program i ri për të punuar me prindërit dhe fëmijët e përjashtuar, me një buxhet të vlerësuar prej 300 mijë dollarë deri në vitin 2029. Zbatimi i strategjisë monitorohet nëpërmjet Trupit Koordinues Kombëtar, ku Ministria e Politikës Sociale ka dy përfaqësues. Trupi mban takime tremujore me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve përkatëse. “Përfshirja nuk është vetëm obligim politik, është detyrë e jona morale dhe institucionale. Ne vazhdojmë me përkushtim dhe masa konkrete për përmirësimin e jetës së komunitetit rom”, deklaroi Vellkovski. ls/
Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë