• сабота, 16 мај 2026

Takim Varns-Saveski: SHBA do të vazhdojnë të mbështesë reformat që kontribuojnë në forcimin e sistemit të prokurorisë publike

Takim Varns-Saveski: SHBA do të vazhdojnë të mbështesë reformat që kontribuojnë në forcimin e sistemit të prokurorisë publike

Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski dhe ushtruesja e detyrës shefja e Misionit të SHBA-së, Nikol Varns, sot diskutuan për prioritetet për përmirësimin e punës dhe rritjen e efikasitetit të Prokurorisë Publike.

Siç u njoftua nga Zyra e Prokurorit Publik, në takim u shkëmbyen mendime mbi mbështetjen e mëtejshme amerikane për proceset dhe aktivitetet reformuese që synojnë forcimin e sundimit të ligjit.

Saveski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA në avancimin e sistemit të përgjithshëm të sundimit të ligjit, me theks të veçantë në funksionimin e Prokurorisë Publike dhe krijimin dhe pajisjen e qendrave hetimore brenda zyrave të prokurorive.

Ambasadorja në detyrë e SHBA-së, Varns, e uroi Saveskin për zgjedhjen e tij në pozicionin më të lartë të prokurorit publik në vend dhe theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesin reformat që kontribuojnë në forcimin e sistemit të prokurorisë publike.

Në takim u dakordua që mbështetja në periudhën në vijim do të vazhdojë përmes trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave, me qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit të Prokurorisë Publike. sa/

FOTO: PPRMV

Остани поврзан