• сабота, 14 март 2026

Takim Minçev - Çuçul, temë fuqizimi i integritetit në administratën publike

Takim Minçev - Çuçul, temë fuqizimi i integritetit në administratën publike

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev realizoi takim pune me kryetarin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në të cilin u bisedua për përparimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në drejtim të fuqizimit të integritetit në administratën publike. 

Siç informojnë nga MAP, fokusi i takimit ishte vendosur në zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve edukative dhe trajnimeve për nëpunësit publikë, drejtuar fuqizimit të integritetit dhe veprimit profesional në institucionet. 

“Qëllimi i këtyre aktiviteteve është përparimi i mekanizmave parandalues, si dhe ulja dhe parandalimi i korrupsionit në administratën publike përmes ngritjes së vetëdijes, njohurisë dhe përgjegjësisë së nëpunësve publikë”, thonë nga MAP. 

Në takim ishte theksuar angazhimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, i cili në periudhën e ardhshme do të formalizohet përmes nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim. 

Ministria e Administratës Publike, thonë prej atje, mbetet e përkushtuar në përparimin e profesionalizmit, transparencës dhe integritetit në sektorin publik, përmes aktiviteteve të koordinuara, trajnimeve dhe nismave të cilat kontribuojnë për administratë publike më efikase, llogaridhënëse përgjegjëse dhe moderne. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан