Takim i zëvndësktyeministrit Bekim Sali me përfaqësues të disa kompanive të suksesshme të diasporës sonë në Leverkusen
- Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali, gjatë qëndrimit të tij në Leverkusen, Gjermani, sot realizoi takime me disa kompani të suksesshme të diasporës sonë.
Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali, gjatë qëndrimit të tij në Leverkusen, Gjermani, sot realizoi takime me disa kompani të suksesshme të diasporës sonë.

"Në kuadër të këtyre takimeve, ai vizitoi kompanitë PEVALIT/PEVAPOR, A&F Baustoffhandel, Miftari Dämm-Flex GmbH dhe R&R Invest GmbH, të cilat përfaqësojnë shembuj të suksesshëm të sipërmarrjes së bashkatdhetarëve tanë në tregjet ndërkombëtare. Gjatë takimeve u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, zgjerimit të investimeve dhe krijimit të lidhjeve më të forta ndërmjet diasporës dhe ekonomisë vendore", bëri të ditur Ministria për Çështje Evropiane.
Zëvendëskryeministri Sali theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për krijimin e një klime të favorshme për investime, me fokus të veçantë në mbështetjen e diasporës, duke e konsideruar atë si një partner strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit.

"Ai nënvizoi se përvoja dhe kapitali i diasporës përbëjnë një potencial të rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit" , theksohet në komunikatë.
Foto: Ministria për Çështje Evropiane