• сабота, 16 мај 2026

Takim i zëvendëskryeministrit Sali me kryetarin dhe nënkryetarin e KSHZ-së, Mariçiq dhe Demiri

Takim i zëvendëskryeministrit Sali me kryetarin dhe nënkryetarin e KSHZ-së, Mariçiq dhe Demiri

Shkup, 22 prill 2026 (MIA)- Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali sot realizoi takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bojan Mariçiq dhe nënkryetarin Abdush Demiri, me ç’ rast u diskutua për Propozim-ndryshimet në Kodin zgjedhor.

Në takim u theksua se këto ndryshime të dorëzuara nga KSHZ-ja në Kuvend dhe në Ministrinë e Drejtësisë, kanë rëndësi të veçantë për avancimin e agjendës reformuese dhe për zbatimin e reformave zgjedhore.

Bashkëbiseduesit vlerësuan edhe raportin e fundit të OSBE/ODIHR i cili e konsideron pozitiv organizimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2025, duke evidentuar përparim të dukshëm në proceset demokratike.

“Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar në realizimin e reformave sipas dinamikës së paraparë, me qëllim forcimin e standardeve demokratike dhe sigurimin e proceseve zgjedhore të lira dhe të drejta”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.

Foto: Kabineti i ministrit për Çështje Evropiane

 

Остани поврзан