• сабота, 16 мај 2026

Takim i Siljanovska-Davkovës me presidentin e Rumanisë, Dan: Marrëdhëniet e mira politike të pasohen nga një bashkëpunim më i gjerë ekonomik

Takim i Siljanovska-Davkovës me presidentin e Rumanisë, Dan: Marrëdhëniet e mira politike të pasohen nga një bashkëpunim më i gjerë ekonomik

Shkup, 5 maj 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, zhvilloi një takim me presidentin e Rumanisë, Nikushor Dan, njoftuan nga kabineti i saj.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe përmes grupit "Miqtë e zgjerimit", duke theksuar se ky proces duhet të jetë i lidhur me kriteret e Kopenhagës dhe me respektimin e parimeve dhe vlerave evropiane të përcaktuara në aktet themeluese të Unionit. 

Sipas saj, bashkëpunimi i fortë rajonal është një faktor i rëndësishëm për bashkimin politik në BE. Ajo e ka përshëndetur mirëkuptimin e Rumanisë për aspiratën e Maqedonisë së Veriut që të jetë vend-partner në iniciativën "Tre detet".

"Të dy palët konsiderojnë se marrëdhëniet e mira politike duhet të shoqërohen me një bashkëpunim më të gjerë dhe më dinamik ekonomik", thonënga kabineti i Gordana Siljanovska-Davkova.

Në takim u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës.

Siljanovska-Davkova  shprehu gatishmërinë për mbështetje të mëtejshme reciproke në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Ajo i dërgoi një ftesë presidentit Dan për një vizitë zyrtare në vend. qa/

Foto: Kabineti i presidentit të RMV-së

 

 

 

 

Остани поврзан