• понеделник, 26 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim i Siljanovska- Davkovës me Kristof Kamp, komisar i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare

Takim i Siljanovska- Davkovës me Kristof Kamp, komisar i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova priti komisarin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Kristof Kamp i cili për herë të parë viziton vendin tonë që nga marrja e detyrës në dhjetor të vitit të kaluar.

Siç njoftojnë nga kabineti i Siljanovska-Davkovës, Kamp foli për rolin e OSBE-së si organizatë, roli parësor i së cilës është parandalimi i trazirave dhe konflikteve të brendshme, por edhe rajonale dhe ka shprehur gatishmërinë për asistencë ekspertësh në krijimin ose rinovimin e kornizës ligjore, nëse ka interes dhe kërkesë nga institucionet e Maqedonisë së Veriut.

"Duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm, Siljanovska-Davkova u pajtua se OSBE-ja mund të ndihmojë në përshpejtimin e rrugës integruese evropiane të Maqedonisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor, duke promovuar mbrojtjen e të drejtave të pakicave konform me dokumentet themelore për minoritetet. Komisari i lartë ofroi ekspertizë për legjislacionin kombëtar ekzistues për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, si dhe zbatimin e tij. Ai e theksoi rëndësinë e procesit vendimmarrës gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet në të cilin çdo anëtar i çdo pakice do të ketë mundësinë të marrë pjesë", thuhet në deklaratë.

Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi harmonizimin e legjislacionit tonë për pakicat me standardet më të larta për të drejtat e pakicave, "por edhe nevojën për kujdes më të madh për pakicat më të vogla, duke pasur parasysh cenueshmërinë e tyre".

"Të dy theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore, një faktor i rëndësishëm i të cilave është respektimi i të drejtave të pakicave. Presidentja ripohoi idenë e përgatitjes së një studimi rajonal krahasues për garantimin dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve në vendet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe tonin", njofton kabineti i Siljanovska -Davkovës. qa/

Foto: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Остани поврзан