Takim i prokurorit publik të RMV-së Saveski me ambasadoren holandeze Xhanell
- Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Uzlem Xhanell, me të cilën bisedoi për prioritetet dhe pritjet në lidhje me kryerjen e funksionit më të lartë të prokurorisë publike.
Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Uzlem Xhanell, me të cilën bisedoi për prioritetet dhe pritjet në lidhje me kryerjen e funksionit më të lartë të prokurorisë publike.
"Ambasadorja Xhanell e uroi për zgjedhjen, gjatë së cilës të dy u përqendruan në sfidat kryesore në aspektin e digjitalizimit, forcimit të transparencës dhe besimit publik, si dhe pavarësisë financiare të Prokurorisë Publike", theksohet në komunikatën e Prokurorisë Publike Republikane.
Për forcimin e besimin publik në institucion, të dy e theksuan si kyçe transparencën, komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, por edhe zbatimin e harmonizuar të ligjeve, të cilat duhet të mundësojnë parashikueshmërinë dhe besimin në korrektësinë e vendimeve.