Takim i Mucunskit me eurokomisarin Bruner: Vazhdimi i përpjekjeve për gjetje të zgjidhjeve praktike dhe të sakta për shoferët profesionistë
- Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takim me komisarin evropian për punë të jashtme dhe emigracion, Magnus Bruner.
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takim me komisarin evropian për punë të jashtme dhe emigracion, Magnus Bruner.
Në takim, informojnë nga MPJdheTJ, ministri Mucunski e ceki angazhimin e vazhdueshëm të vendit në procesin e inkuadrimit drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht në fushën e punëve të brendshme dhe emigracionit. Ai e ceki përkushtimin drejt avancimit të kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e reformave në këtë fushë, me qëllim të harmonizimit të mëtutjeshëm me rregullat dhe standardet evropiane.
"Bashkëbiseduesit folën për thellim të bashkëpunimit në menaxhimin me emigrimet, përfshirë edhe partneritetin me Fronteksin, luftën kundër emigracionit ilegal dhe krimit të organizuar, politikën e vizave, si dhe këmbimib e vazhdueshëm të infornatave dhe përvojave", kumtuan nga MPJdheTJ.
Vëmendje e posaçme i është kushtuar implementimit të Sistemit për hyrje/dalje të Bashkimit Evropian (Entry/Exit System). Ministri Mucunski foli për implikimet praktike nga zbatimi i tij, posaçërisht lidhur me shoferët profesionitë dhe sektorin e transportit, të cilët po përballen me sfida konkrete operative dhe financiare. Në atë drejtim, ai e ceki rëndësinë e vazhdimit të reformave për gjetje të zgjidhjeve praktike dhe të sakta përmes dialogut konstruktiv me Komisionin evropian dhe vendet anëtare, me qëllim të përforcimit të lidhjes dhe sigurimit të zhvillimit të papenguehsëm të rrejdhave tregtare. ab/
Fotо: МРJdheТJ