Takim i ministrit Sali me ambasadorin britanik Loson, theksohet rëndësia e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar
- Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, realizoi takim dhe diskutim pune me Ambasadorin e Mbretëris së Bashkuar, Matthew Lawson, ku u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme partneriale dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, informoi Ministria e Çështjeve Evropiane.
Shkup, 6 maj 2026 (MIA)- Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, realizoi takim dhe diskutim pune me Ambasadorin e Mbretëris së Bashkuar, Matthew Lawson, ku u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme partneriale dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, informoi Ministria e Çështjeve Evropiane.
Në takim u theksua se Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner strategjik dhe mbështetës i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në proceset reformuese, forcimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe transformimin institucional.

"Ministri Sali theksoi se Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar në zbatimin e Reform Agenda 2024–2027 dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si mekanizma kyç për modernizimin e shtetit, përmirësimin e shërbimeve publike dhe përshpejtimin e konvergjencës me Bashkimin Evropian. Në kuadër të diskutimeve u potencua rëndësia e forcimit të qeverisjes së mirë, koordinimit institucional, digjitalizimit, sigurisë kibernetike, luftës kundër dezinformimit, si dhe zhvillimit të politikave të bazuara në rezultate dhe përgjegjësi institucionale", theksohet në kumtesën.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, investimeve, projekteve infrastrukturore, inovacionit dhe transformimit të gjelbër dhe digjital.
Ministri Sali vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për proceset demokratike, forcimin e institucioneve dhe zhvillimin afatgjatë të vendit, duke theksuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve mbetet i bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe stabilitetin rajonal. ls/
Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane