• петок, 08 ноември 2024

Takim i ministrit Murtezani me ambasadoren holandeze Xhanel

Takim i ministrit Murtezani me ambasadoren holandeze Xhanel

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke i uruar mandat të suksesshëm, Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme politike, ekonomike dhe zhvillimore që Holanda i ofron Maqedonisë së Veriut. 

Ministria për Çështje Evropiane bëri të ditur se një nga temat kryesore të takimit ishte bashkëpunimi i shkëlqyer në kuadër të programit MATRA për sundimin e së drejtës, e cila është thelbësore për shkak të fokusit të saj në përforcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës – fusha kyçe për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe potencoi ndikimin pozitiv  mbi proceset reformuese në vend. 

 

Murtezani dhe Xhanel shqyrtuan gjithashtu bashkëpunimin e suksesshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe Holandës në kuadër të projekteve të IPA Twinning. Holanda është partneri kryesor në shtatë nga nëntë projektet e përbashkëta Twinning midis dy vendeve, duke mbuluar fusha të ndryshme në interes të përbashkët. Murtezani konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, përfshirë edhe përmes instrumentit TAIEX, veçanërisht në fushat që kontribuojnë drejtpërdrejt në integrimin evropian të vendit, theksohet në kumtesën e  Ministrisë për Çështjje Evropiane.

 Foto: Ministria për Çështje Evropiane

 

Остани поврзан