• сабота, 06 јули 2024

Takim i ministrit Durmishi me ambasadorin e Kosovës

Takim i ministrit Durmishi me ambasadorin e Kosovës

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot u takua me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, me të cilin ishin shkëmbyer mendimet për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.

Siç bëri të ditur Ministria e Ekonomisë, ministri Durmishi ka shprehur pritje se trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadori Qehaja, siç bëhet e ditur në kumtesë, e ka uruar Qeverinë e re dhe ministrin Durmishi për marrjen e funksionit ministër i Ekonomisë dhe Punës. fc/

Fotografia: Ministria e Ekonomisë

 

 

Остани поврзан