• понеделник, 23 март 2026

Takim i Bekim Qokut me ambasadorin francez, Kristof Le Rigoler

Takim i Bekim Qokut me ambasadorin francez, Kristof Le Rigoler

Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Koordinatori i grupit parlamentar të "VLEN-it", Bekim Qoku, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler, dhe këshilltarin e parë, Filip Marsheto.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, ambasadori Le Rigoler dhe këshilltari Marsheto biseduan me koordinatorin Qoku mbi prioritetet dhe perspektivat e Lëvizjes "VLEN".

Koordinatori Qoku i theksoi prioritetet e "VLEN-it" në Kuvend, si pjesë e shumicës qeveritare, si dhe marrëdhëniet e mira në koalicion.

U riafirmua angazhimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian, me ç'rast koordinatori shprehu mirënjohje për mbështetjen që Franca po i jep vendit tonë drejt këtij qëllimi. Njëkohësisht, ai kërkoi mbështetje shtesë në lidhje me zbatimin e propozimit francez.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi përdorimin e gjuhës shqipe, propozim-ligjin e ri për përfaqësimin e drejtë, si dhe kërkesën e studentëve për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. fc/

Foto: Kuvendi

 

Остани поврзан