• петок, 13 март 2026

Takim Gashi - Haxhiev: Anëtarësimi i Kuvendit në PABSEK përcaktim i rëndësishëm strategjik i shtetit

Takim Gashi - Haxhiev: Anëtarësimi i Kuvendit në PABSEK përcaktim i rëndësishëm strategjik i shtetit

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), Asaf Haxhiev.

Në takim, Kryetari Gashi tha se vizita e tij është një mundësi e rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Organizatës. U theksua se anëtarësimi i Kuvendit në PABSEK konsiderohet përcaktim i rëndësishëm strategjik i vendit, i cili kontribuon në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal parlamentar.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi aktivitetet aktuale të PABSEK-ut dhe mbi sfidat dhe perspektivat aktuale të bashkëpunimit rajonal.

Kryetari Gashi e konfirmoi gatishmërinë e Kuvendit për të vazhduar të kontribuojë në mënyrë aktive në punën e PABSEK-ut dhe theksoi vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për të avancuar bashkëpunimin parlamentar, zhvillimin ekonomik dhe reformat juridike në rajon. Bashkëbiseduesit ranë dakord se ka hapësirë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe PABSEK-ut. fc/

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

Остани поврзан