• петок, 13 март 2026

Takim Fillkov - Mariçiq, temë reformat në legjislacionin zgjedhor dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe KSHZ-së

Takim Fillkov - Mariçiq, temë reformat në legjislacionin zgjedhor dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe KSHZ-së

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov realizoi takim pune me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bojan Mariçiq, nënkryetarin e KSHZ-së, Abdush Demiri dhe anëtarin e Komisionit, Angellço Ristov. Në takim është biseduar për reformat në legjislacionin zgjedhor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë institucional ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në procesin e përgatitjes së ndryshimeve ligjore. 

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, është diskutuar edhe për mundësitë për përparimin e kornizës së përhershme ligjore, fuqizim të transparencës dhe efikasitetit në procesin zgjedhor, si dhe harmonizim i legjislacionit zgjedhor me standardet bashkëkohore demokratike. 

Përfaqësuesit e KSHZ-së paralajmëruan se në periudhën e ardhshme do të dorëzojnë propozime dhe sugjerime të tyre, të cilat do të shqyrtohen nga ana e grupit të punës i formuar për përgatitje të reformave në legjislacionin zgjedhor. 

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është kyç për krijimin e sistemit zgjedhor të qëndrueshëm, transparent dhe të besueshëm, në interes të qytetarëve dhe proceseve demokratike në shtet. fc/

Foto: Ministria e Drejtësisë 

 

 

Остани поврзан