Të paktën katër të vdekur në një sulm izraelit mbi një ndërtesë në qytetin libanez Baalbak
- – Të paktën katër persona janë vrarë, ndërsa gjashtë janë plagosur në një sulm izraelit mbi një ndërtesë katër katëshe në qytetin lindor libanez Baalbek, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë në nxjerrjen e familjeve nga nën rrënojat, njoftoi sot agjencia shtetërore libaneze NNA.
Bejrut, 4 mars 2026 (MIA) – Të paktën katër persona janë vrarë, ndërsa gjashtë janë plagosur në një sulm izraelit mbi një ndërtesë katër katëshe në qytetin lindor libanez Baalbek, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë në nxjerrjen e familjeve nga nën rrënojat, njoftoi sot agjencia shtetërore libaneze NNA.
Sulmi është pjesë e përshkallëzimit të ashpër të luftërave përgjatë kufirit libanez-izraelit, pasi Hezbollahu qëlloi dronë dhe raketa drejt Izraelit.
Që atëherë, grupi që ka lidhje nga Irani vazhdoi të lëshojë raketa, ndërsa Izraeli kreu valë të sulmeve ajrore përgjatë Libanit dhe dërgoi ushtarë në jug.
Hezbollahu shiit, i cili ishte themeluar nga Garda Revolucionare Iraniane në vitin 1982, hapi zjarr mbi Izrael që të hakmerret për atentatin ndaj liderit suprem iranian në sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së.
Hezbollahu sot kumtoi se luftëtarët e tij gjuajtën numër të madh të raketave drejt forcave të okupuara izraelite në afërsi të qytetit kufitar Metule si përgjigje e sulmeve izraelite ndaj dhjetëra qyteteve libaneze, duke përfshirë edhe paralagjet jugore të Bejrutit.
Ushtria izraelite sot paralajmëroi banorët e 16 fshatrave në Liban të evakuohen, duke thënë se aktivitetet e Hezbollahut po i detyrojnë ata të reagojnë dhe duke paralajmëruar se kushdo që i afrohet luftëtarëve, objekteve ose armëve të Hezbollahut do të vinte jetën e tij në rrezik.

NNA, gjithashtu, njoftoi për disa sulme të sotme izraelite, duke përfshirë një mbi një hotel dhe tjetër në rezidencën e Libanit lindor.
Ministria libaneze e Shëndetësisë publikoi dje se të paktën 50 persona janë vrarë, ndërsa 335 janë plagosur në sulmet izraelite nga përshkallëzimi i fundit. fc/
Foto: EPA