Së paku tre të vrarë në dy sulme ruse mbi Ukrainën
- Së paku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 janë plagsur në sulmet e mbrëmlshme ruse mbi dy rajone në Ukrainë.
Kiev, 24 mars 2026 (MIA) - Së paku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 janë plagsur në sulmet e mbrëmshme ruse mbi dy rajone në Ukrainë.
Shefi i administratës rajonale në Poltava, Vitalij Dijakivniç në Telegram postoi se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 janë lënduar gjatë sulmit rus, i cili ka shkaktuar zjarr dhe ka dëmtuar ndërtesa banimi dhe një hotel.
Ndërsa në "sulmin e kombinuar masiv të dronave dhe raketave ruse" në Zaporozhje është vrarë një person, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. mb/
Foto: MIA