• четврток, 16 мај 2024

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër ekonomisë gri dhe korrupsionit, problemet kryesore për biznesin

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër ekonomisë gri dhe korrupsionit, problemet kryesore për biznesin

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Sundimi i ligjit dhe lufta kundër ekonomisë gri dhe korrupsionit, janë tre problemet kyçe për zgjidhjen e të cilave ka pajtueshmëri të plotë, të qind për qindtë mes biznesit dhe VMRO-DPMNE-së u tha pas takimit të sotëm të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) me liderin partiak Hristian Mickoski dhe ekipin e tij ekonomik. 

OEMVP-ja i vlerësoi si konstruktive bisedat me Mickoskin dhe përsëriti kërkesat, si dhe pritshmëritë nga qeveria e ardhshme. Mickoski, nga ana tjetër, theksoi se një pjesë e projekteve dhe propozimeve të OEMVP-së tashmë janë të përfshira në Platformën 1198.

"Kemi pasur një takim konstruktiv me VMRO-DPMNE-në, kemi diskutuar për katër vitet e ardhshme në ekonomi. Ne kemi propozuar më parë Platformën tonë me kërkesa specifike, ndërsa ne mendojmë se problemet e katër viteve më parë do t'i zgjidhim së bashku, si partnerë me qeverinë e ardhshme. Në disa pika kemi rënë dakord dhe një pjesë e programit tonë është në programin partiak të VMRO-DPMNE-së. Këtu jemi të kënaqur, besojmë se nuk do të mbetet vetëm në program, por do të zgjidhen problemet. Ne mbetemi të jemi zëri i ekonomisë dhe nëse kërkesat tona nuk realizohen, do të kritikojmë publikisht dhe do të kërkojmë që ato të realizohen më me zë të lartë. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër ekonomisë gri dhe korrupsionit janë tri pikat me të cilat pajtohemi plotësisht me VMRO-DPMNE-në që duhet të zgjidhen, besojmë se qeveria e ardhshme do t'i largojë këto anomali në mënyrë që ekonomia të përparojë", deklaroi kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra. 

Sipas Mickoskit, e gjitha që është reale dhe që mund të zbatohet është përfshirë në programin parazgjedhor.

"Patëm vërtetë një takim cilësor ku mund të diskutonim programin ekonomik që është pjesë integrale e Platformës 1198. Pjesë e projekteve dhe propozimeve që kishte OEMVP-ja janë të përfshira në Platformën 1198, pasi që ky nuk është takimi i parë, ne kemi pasur disa takime edhe më parë dhe ekipet e VMRO-DPMNE-së kanë pasur takime me përfaqësues të Odës. Mendoj se gjithçka që është reale dhe që mund të arrijmë e kemi mbuluar në programin parazgjedhor. Vlerësojmë se në masë më të madhe kjo do të jetë përgjigje ndaj nevojave reale të komunitetit të biznesit", theksoi Mickoski. qa/

Foto/video: MIA

 

Остани поврзан