Sulm me bomba në Teheran, janë lënduar tre persona, dëmtohen ndërtesa
- Në kryeqytetin iranian Teheran është raportuar një sulm me bomba, për herë të parë që nga fillimi i luftës me SHBA-në dhe Izraelin.
Teheran, 15 prill 2026 (MIA) - Në kryeqytetin iranian Teheran është raportuar një sulm me bomba, për herë të parë që nga fillimi i luftës me SHBA-në dhe Izraelin.
Tre persona janë lënduar në dy shpërthime në qendrën e qytetit, njoftuan sot mediat iraniane.
Në sulm janë përdorur mjete shpërthyese të improvizuar, duke dëmtuar ndërtesat përreth.
Gjendja është nën kontrollë, deklaroi komandanti lokal i Gardës Revolucionare Iraniane.
Komandanti i akuzoi "tradhëtarët e atdheut" për sulmin.
Sipas mediave iraniane, besohet se shpërthimet janë kryer në bazën e gazit. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
Raporte për shpërthime në Teheran janë paraqitur edhe në rrjetet sociale.
Në luftën me Iranin tashmë prej një jave është në fuqi armëpushimi, pas fillimit të sulmeve ajrore mes SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.
Gjatë luftës, disa figura të larta politike dhe ushtarake iraniane në Iran u vranë në sulmet mes SHBA-së dhe Izraelit, përfshirë edhe udhëheqësin suprem, ajatollahun Ali Hamnei. Irani u kundërpërgjigj me sulme raketore ndaj Izraelit dhe vendeve në rajon që janë aleatë të SHBA-së.
Sulmet me bomba janë jashtëzakonisht të rralla në Republikën Islamike. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s