Starmer më 15 mars do të jetë nikoqir i takimit të dytë virtual të liderëve botërorë për çështjen e Ukrainës
- – Kryeministri britanik Kir Starmer të shtunën, 15 mars do të jetë nikoqir i takimit të dytë virtual të liderëve botërorë për çështjen e Ukrainës, informuan agjencitë botërore, duke iu referuar një zëdhënësi qeveritar.

Londër, 10 mars 2025 (MIA) – Kryeministri britanik Kir Starmer të shtunën, 15 mars do të jetë nikoqir i takimit të dytë virtual të liderëve botërorë për çështjen e Ukrainës, informuan agjencitë botërore, duke iu referuar një zëdhënësi qeveritar.
Ai do të jetë vazhdimësi i samitit në Londër këtë muaj, kur lideri britanik paralajmëroi krijimin e “koalicionit të vendeve të gatshme” për mbështetje të Kievit, vërejnë agjencitë.
“Mund të prisni që kryeministri do të jetë nikoqir i takimit të dytë të liderëve të ‘koalicionit të të gatshmeve’ duke folur për samitin në të cilin ai ishte nikoqir në Lankaster Haus”, u tha zëdhënësi gazetarëve, duke e pasur parasysh takimin në Londër më 2 mars. fc/
Fotografia: EPA