Starmer dhe Makron: Lufta tregtare nuk është në interes të askujt
- – Lufta tregtare nuk është në interes të askujt, por asgjë nuk duhet të përjashtohet tani, u morën vesh mbrëmë kryeministri britanik Kir Starmer dhe presidenti francez Emanuel Makron, pasi presidenti amerikan Donald Tramp vendosi dogana të reja, njoftoi qeveria britanike.

Londër, 5 prill 2025 (MIA) – Lufta tregtare nuk është në interes të askujt, por asgjë nuk duhet të përjashtohet tani, u morën vesh mbrëmë kryeministri britanik Kir Starmer dhe presidenti francez Emanuel Makron, pasi presidenti amerikan Donald Tramp vendosi dogana të reja, njoftoi qeveria britanike.
Starmer dhe Makron biseduan në telefon, ndërsa presidenti francez ka insistuar në koordinim të nevojshëm mes vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Britanisë së Madhe përkundër doganave të Donald Trampit, si dhe në nevojën për unitet.
“Përderisa ekonomia globale përjeton goditje nga tarifat e vendosura nga SHBA-ja, ne e konfirmuam dëshirën tonë që ngushtë t’i koordinojmë pozicionet tona në bisedimet vijuese me presidentin Tramp”, tha Makroni.
Presidenti i Francës shtoi se të gjithë në Evropë duhet të jenë të bashkuar dhe të vendosur që t’i mbrojnë qytetarët dhe bizneset e tyre.
Britania e Madhe, e cila u largua nga BE-ja para më shumë se katër vjetëve, shmangi disa nga doganat amerikane të cilat e goditën BE-në dhe shpreson në marrëveshje të favorshme me SHBA-në.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi se nuk është vonë për bisedime, duke theksuar se BE-ja është e gatshme që të reagojë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s