Spanja filloi hetim për akuzat kundër Hulio Iglesias për keqpërdorim seksual
- Prokuroria e Gjykatës së Lartë spanjolle kumtoi se ka hapur hetim pas raportimeve mediatike se këngëtari i njohur Hulio Iglesias ka përdorur seksualisht dy ish të punësuara.
Madrid, 14 janar 2026 (MIA) - Prokuroria e Gjykatës së Lartë spanjolle kumtoi se ka hapur hetim pas raportimeve mediatike se këngëtari i njohur Hulio Iglesias ka përdorur seksualisht dy ish të punësuara.
Siaps mediave spanjolle dhe amerikane, bëhet fjalë për dy gra të cilat në vitin 2021 rreth dhjetë muaj kanë punuar në rezidencat në Karaibe të Iglesias në Republikën Domenikane dhe Bahame.
Gratë kanë raportuar se gjatë angazhimit të tyre janë ekspozuar në keqpërdorim seksual dhe abuzim në vendin e punës. Gjoja këngëtari i ka detyruar në marrëdhënie seksuale, duke i keqtrajtuar verbalisht dhe fizikisht, Televizioni amerikan Univison (Univision) dhe portali spanjoll "El diario" (elDiario.es) udhëheqin hetim për këtë rast.
Hulio Iglesias konsiderohet si një nga artistët latinë më të shitur në botë, me më shumë se 300 milionë albume të shitura në 14 gjuhë. Akuzat shkaktuar reagime të forta në Spanjë, ku këngëtari për dekada të tëra konsiderohet ikonë muzikore. Nga Prokuroria informuan se procedura hetimore filloi pas një kallëzimi të ngritur më 5 janar, dhe se tani për tani nuk ka përgjigje zyrtare nga përfaqësuesit e 82 vjeçarit Iglesias. sa/
Foto: MIA arkivi