Spageti me pesto genoveze është një pjatë klasike italiane që dallohet për shijen e saj të freskët dhe përgatitjen e thjeshtë. Kombinimi i borzilokut të freskët, hudhrës aromatike, djathrave cilësorë dhe vajit të ullirit krijon salcë të pasur dhe aromatike që shkon në mënyrë të përkryer me makaronat. Kjo recetë është një zgjedhje ideale për një drekë ose darkë të shpejtë, por elegante.
Përbërësit:
30–40 gramë borzilok i freskët
40 gramë fara pishe
40 gramë djathë parmixhano i grirë
40 gramë djathë pecorino i grirë
3 thelpinj hudhër
100 ml vaj ulliri kripë
400 gramë spageti (Nr. 5)
Përgatitja:
Zieni spagetit në ujë të vluar dhe të kripur sipas udhëzimeve në paketim. Pasi të jenë yier, kullojini dhe lërini mënjanë rreth 100 ml ujë gatimi. Në një prerës elektrik ushqimi, vendosni farat e pishës, djathin e grirë, hudhrën e grirë imët dhe rreth 50 ml vaj ulliri. Përziejini derisa të bëhen të lëmuara. Pastaj shtoni vajin e mbetur, borzilokun dhe kripën sipas dëshirës, pastaj përziejini përsëri shkurtimisht derisa përbërësit të kombinohen mirë. Transferoni peston e përgatitur në një pjatë prej porcelani. Në një tigan të gjerë, vendosni 2-3 lugë gjelle pesto, shtoni spagetit e gatuara dhe pak nga uji i gatimit që keni lënë mënjanë.
Përziejini mirë dhe ngrohini pak në zjarr mesatar derisa salca të përzihet mirë me spagetat. Shërbejini spagetit të nxehta. Nëse dëshironi, spërkatini me djathë parmixhano të grirë shtesë dhe zbukurojini me një gjethe borziloku të freskët.
Foto: Fripik